Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, vizitoi sot, me ftesë të Fondacionit “Zoja e Këshillit të Mirë”, spitalin dhe universitetin “Zoja e Këshillit të Mirë” në Tiranë.
Begaj përgëzoi dhe falënderoi Fondacionin për të gjithë kontributin për të përmirësuar ofertën shëndetësore në Shqipëri, duke e cilësuar atë si një shtyllë mbështetëse për shëndetësinë dhe për edukimin shëndetësor në vendin tonë për shumë vite.
“Kontributi juaj për përgatitjen e shumë brezave të rinj e të rejash, për t’i pajisur ata me njohuritë dhe aftësitë shëndetësore, është i jashtëzakonshëm për shëndetin dhe mirëqenien e Shqipërisë sonë. Ju jo vetëm shëroni shëndetin nëpërmjet shëndetësisë, por kujdeseni edhe për shpirtin nëpërmjet formimit të njeriut dhe zhvillimit të komunitetit. Ky është misioni juaj dhe patjetër që hapja e këtij spitali kontribuon akoma më shumë në përmbushjen e këtij misioni. Shëndetësia është një nga themelet më kryesore të një shoqërie të shëndetshme dhe të qëndrueshme që ne duam të ndërtojmë”, -u shpreh Presidenti Begaj.
“Patjetër që sfidat janë të shumta, sfidat duhen përballuar dhe përballimi i këtyre sfidave kërkon përgatitje dhe aftësi profesionale. Unë jam i sigurt që Fondacioni është i përgatitur dhe sfidat kanë të bëjnë me konkurrencën globale, me burimetnjerëzore, kanë të bëjnë me konkurrencën e digjitalizimit, kanë të bëjnë me nevoja të vazhdueshme për trajtime afatshkurtra, afatmesme, afatgjata, dhe po ashtu kërkojnë jo thjesht njëinvestim ekonomik, por edhe një besim tek e ardhmja. Por, mbi të gjitha, kjo sfidë ka të bëjë me mbajtjen e profesionistëve të shëndetësisë në vend, që ata të edukohen këtu, të punojnë këtu, të kenë standardet e punës në vendin e vet. Ju përfaqësoni një model suksesi!”
Presidenti Begaj, në një takim me studentët e këtij universiteti, i inkurajoi ata ndërsa u shpreh se profesioni i mjekut nuk është një profesion i zakonshëm si gjithë të tjerët, por është një mision për t’u shërbyer njerëzve që kanë nevojë kurdo dhe kudo.
“Sigurisht secili nga ne ka një mënyrë të zgjedhë të punojë ku të dëshirojë. Por, do doja shumë që ta shikonit këtë profesion si një kontribut për shoqërinë, të shërbeni për familjen tuaj, për vendin tuaj.
Gjatë vizitës në spitalin “Zoja e Këshillit të Mirë” Presidenti Begaj u takua me pacientë dhe mjekë të këtij institucioni./Arbresh.info/
Ndahen pagat për shërbyesit publikë, si dhe shtesat për fëmi...
KQZ-ja hap thirrjen për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhj...
Zelensky: Ukraina do ta ndihmojë Sirinë
“Po edhe shumë”, Driloni më në fund pranon pëlqimin për Sarë...
Real Madridi ende synon transferimin e Haaland – gjithçka va...
Pacienti vdiq, tre mjekë në Fier hetohen për trajtim jo të d...