Google ADS

Begaj uron Xhaferin: Shqiptarët janë faktor i rëndësishëm për stabilitetin dhe ardhmërinë e RMV-së

12:48 | 28 Janar 2024
E.H

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka uruar kryeministrin e parë të zgjedhur shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Talat Xhaferin.

Me anë të një postimi në Facebook, Begaj tha se qeveria ka sfidën dhe privilegjin për të realizuar zgjedhje të lira e të ndershme, teksa shtoi se shqiptarët janë faktori për stabilitetin dhe ardhmërinë e RMV-së, përcjell Arbresh.info

“Pavarësisht kufizimit në kohë dhe në kompetenca, kjo qeveri ka sfidën dhe privilegjin për të realizuar zgjedhje të lira e të ndershme, për të ruajtur stabilitetin dhe kursin euro-atlantik të vendit si dhe të dëshmojë aftësinë për të qenë gjithpërfshirëse dhe bashkëpunuese me të gjithë faktorët pa dallim politik dhe etnik!”, ka shkruar Begaj.

“Shqiptarët janë një faktor i rëndësishëm për stabilitetin dhe ardhmërinë e RMV. Ky është rasti që ata të dëshmojnë se e shohin lidershipin vetëm në perspektivën e integrimit të RMV në BE”, u shpreh Begaj./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme