Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka uruar festën e Fiter Bajramit nga qyteti i Elbasanit. Ai ka zgjedhur që në këtë ditë të veçantë të shkojë në xhaminë qendrore të Elbasanit “Ballies”, e ndërtuar në vendin ku ndodhej xhamia shekullore, e cila u shemb nga regjimi i kohës në 1967-ën.
Nga aty, Begaj ka theksuar se në këtë qytet besimtarët janë në harmoni të plotë me njëri-tjetrin, duke shpresuar që kjo të trashëgohet ndër breza.
“Uroj të gjithë besimtarët myslimanë gëzuar festën e Fiter Bajramit. Pas një muaj të madhërishëm të Ramazanit, besimtarët janë përkushtuar, besoj se me lutjet e tyre ata janë më afër Zotit dhe me lutjet e tyre të pranuara besoj do të jenë qytetarë të denjë për veten e tyre, familjet dhe shoqërinë. Jam këtu në këtë xhami të mrekullueshme të Elbasanit, e rindërtuar në të njëjtin vend ku në 1608, Balliu e ndërtoi për herë të parë dhe 1967 u shkatërruar dhe fal zotit u rindërtua përsëri në të njëjtin vend. Jam në Elbasan ku është një traditë e shkëlqyer ku besimtarët janë në harmoni. Kjo është një vlerë e madhe njerëzore që shpresoj ta trashëgojmë. Unë uroj çdo të mirë për çdo besimtarët”, u shpreh presidenti./abcnews.al
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...
Vdes rreshteri i Policisë së Kosovës
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...