Google ADS

Begaj uron Ditën Ndërkombëtare të mjekut: Respekt dhe mirënjohje ndaj mjekëve tanë

09:56 | 30 Mars 2023
Vjollca Gajraku

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, përmes një postimi në facebook, u ka uruar të gjithë mjekëve shqiptarë Ditën Ndërkombëtare të Mjekut, kjo për punën e tyre të palodhur në shërbim të qytetarëve.

“Pandemia COVID-19, na risolli në vëmendje madhështinë dhe përulësinë e misionit të mjekut. Për muaj me radhë, mjekët tanë iu dedikuan pacientëve të sëmurë, duke i qëndruar besnikë “Betimit të Hipokratit” e duke mos pyetur për rrezikun që i kanosej atyre vetë apo familjarëve”.

“Sot, tek sa për fat ditët e vështira të pandemisë duken kujtim i së shkuarës, nuk duhet t’i mbetet së shkuarës shembulli i vetëmohimit të tyre, përkundrazi, duhet të jetë një arsye më shumë, për të respektuar bluzat e bardha për profesionalizmin dhe perkushtimin e tyre”, ka shkruar Begaj./Arbresh.info/

Postimi i plotë:

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme