Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka uruar Ditën e Rinisë.
Begaj këtë ditë e ka uruar bashkë me studentët e Fakultetit të Drejtësisë, të Shkencave Sociale dhe Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, ku tha se energjia, pasioni dhe disiplina që ata treguan gjatë veprimtarisë së tyre si praktikantë, janë shpresëdhënëse për një Shqipëri më të mirë.
“Gëzuar Ditën e Rinisë!
Bashkë me studentët e shkëlqyer të Fakultetit të Drejtësisë, të Shkencave Sociale dhe Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, që kryen praktikën në Institucionin e Presidentit ju urojmë: Gëzuar Ditën e Rinisë!
Energjia, pasioni dhe disiplina që ata treguan gjatë veprimtarisë së tyre si praktikantë, janë shpresëdhënëse për një Shqipëri më të mirë”, shkruan Begaj./Arbresh.info/
Sekuestrohen 10 armë zjarri brenda një jave në rajonin e Pri...
Miratohet në parim Projektligji për Lojërat Mesdhetare
Drin Ejupi i bashkohet listës së PDK-së për zgjedhjet e 9 sh...
Sot pritet të rikthehet furnizimi me ujë të pijes në Mitrovi...
Driloni-banorëve: Drenusha është ‘bossi’ i shtëpisë, ju jeni...
Vetëplagoset një 45-vjeçar në Lezhë