Forcimi i bashkëpunimit gjeopolitik dhe ekonomik mes dy vendeve si dhe perspektiva europiane e rajonit kanë qenë mesazhet që Shqipëria dhe Sllovenia dhanë gjatë takimit mes dy krerëve të shtetit, Bajram Begaj dhe Natasha Pirc Musar (Natasa).
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj vlerësoi bashkëpunimin me Slloveninë, ndërsa kërkoi që të rriten investimet sllovene në vendin tonë.
Kreu i shtetit tha se duhet krijuar një linjë ajrore direkte Lubljanë–Tiranë për të rritur edhe më shumë turizmin.
“Mirëserdhët në tokën e zotit dhe mikut. Shqipëria dhe Sllovenia gëzojnë një miqësi dhe zhvillojnë marrëdhënie shumë të mira në interesat të përbashkëta dhe rajonale dhe partneritet strategjik në kuadër të NATO-s dhe perspektivës europiane. Falënderoj mbështetjen që Sllovenia i jep Shqipërisë në kuadër të integrimit në BE. Bashkëpunimi ekonomik ka edhe më shumë ku mirëpresin sipërmarrësit sllovene të investojnë në turizëm, energji, bujqësi dhe inovacion. Një linjë ajrorë direkte mes Lubljanës dhe Tiranës do ishte në mundësi e mirë për zhvillimin e turizmit mes vendeve tona”, tha Begaj.
Presidenti Begaj vlerësoi edhe faktorin shqiptar për paqe dhe siguri në rajon, ku theksoi se Sllovenia ka qenë ndër shtete e para që ka njohur pavarësinë e Kosovës.
“Vlerësoj rolin e Sllovenisë dhe Shqipërisë për paqen dhe sigurinë në rajon. Shqiptaret janë një popull historikisht paqedashës dhe janë të interesuar për një rajon të sigurt në paqe dhe të integruar në BE. Sllovenia ishte një nga shtetet e para që njohu Kosovën duke treguar maturi strategjike dhe largpamësi në njohjen e realiteteve të reja. Ky është vlerësim për faktorin shqiptar që ka kontribuar për paqe në rajon. Ballkani mbetet ende vurnerabël nga aktorë që frymëzohen nga e kaluara për të projektuar një të ardhme larg vlerave demokratike dhe europaine”, tha Begaj.
“Ballkani e ka vendin në BE” ishte mesazhi i presidentes Pirc Musar, ndërsa çmoi edhe punën e SPAK-ut në luftën ndaj krimit të organizuar.
“Sllovenia beson se rajoni e ka vendin në BE. BE duhet të pranojë deri në 2030 vendet e rajonit në gjirin e saj. Keni përparuar në luftën ndaj korrupsionit dhe SPAK ka bërë një punë të mirë. Asnjë shtete nuk është imun ndaj korrupsionit dhe krimit dhe besoj se kemi një rrugë të përbashkët në luftën ndaj krimit. Jam e bindur që do të forcojmë edhe më shumë marrëdhëniet tona. Jam e kënaqur me përparimin e Shqipërisë në fushën e turizmit. Mund të them se jam e kënaqur që të gjitha vendet e rajonit përveç Serbisë janë të bashkuar në rezolutën për Serbenicën. Sllovenia do të jetë gjithmonë mbështetëse e Shqipërisë në rrugën europiane”, u shpreh ajo./rtsh.al/
Dabiqaj heroi i Dritës, “Intelektualët” shkëputen në tabelë
Detaje nga takimi i Kurtit me kryetarin e Kuvendit të RMV-së...
Takohet për herë të parë grupi punues për hartimin e Strateg...
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...