Presidenti i Republikës i Shqipërisë, Bajram Begaj, priti të mërkurën në një takim zëvendësekretarin e Përgjithshëm të Fondacionit Konrad Adenauer, Gerhard Ëahlers, i cili shoqërohej nga drejtori i këtij fondacioni në Tiranë, Thomas Kunze.
Presidenti Begaj i përcolli zotit Ëahlers mirënjohjen për ndihmën që Fondacioni Konrad Adenauer ka dhënë për Shqipërinë ndër vite, për kontributin për një shoqëri të drejtë, promovimin dhe ruajtjen e demokracisë, sistemin e drejtësisë, për nismat e edukimit politik, si dhe kodin elektoral.
Gjermania, në vlerësimin e Presidentit Begaj, mbetet mbështetëse e madhe e Shqipërisë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.
“Anëtarësimi në Bashkimin Evropian është prioritet strategjik i Shqipërisë, por mendoj se zgjerimi i Unionit në Ballkanin Perëndimor është me rëndësi strategjike edhe për vetë Unionin”, – u shpreh Presidenti i Republikës.
Kreu i Shtetit vlerësoi se kujdesi i veçantë që Fondacioni Konrad Adenauer tregon ndaj kujtesës historike të Shqipërisë, nisur edhe nga eksperienca gjermane, është një shembull shumë i drejtë për të mos lejuar përsëritjen e gabimeve të së shkuarës.
Presidenti i Republikës vlerësoi përkrahjen për hapjen e negociatave të anëtarësimit, si dhe rolin pro-aktiv në mbrojtjen dhe mbështetjen e perspektivës së Shqipërisë në BE nga Gjermania, me të cilën Shqipëria ka raporte të shkëlqyera politike dhe ekonomike.
/rtsh.al/
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...