Presidenti i zgjedhur i Shqipërisë, Bajram Begaj do të takohet sot me tre ish-presidentë të Republikës.
Në Pallatin e Brigadave, Begaj do të ketë një bshkëbisedim, ku me siguri do të dëgjojë këshilla për drejtimin e shtetit nag Alfred Moisu, Bamir Topi dhe Rexhep Mejdani. Takimi pritet të nisë në orën 10:00.
Bajram Begaj është zgjedhur si presidenti i nëntë i Republikës së Shqipërisë me 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim.
Ish-shefi i shtabit të Përgjithshëm Bajram Begaj, emri i të cilit doli nga PS, do të jetë pasardhësi i Ilir Metës dhe të qëndrojë në krye të shtetit për pesë vitet e ardhshme./tch
Koreja e Jugut: Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Koren...
“Euro Natur”, shqetësimin se zona Vjosë- Nartë kërcënohet ng...
Ruben Amorim tregon mesazhin që i dha Mourinho pasi mori dre...
Zelensky: Po punojmë në zhvillimin e sistemeve të reja të mb...
Abdixhiku në QKMF-në e Prishtinës: Prezantova planin në shën...
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të...