Begaj takon homologun nga Azerbejxhani, flasin për ekonominë dhe turizmin

13:44 | 12 Mars 2023
A Z

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj, e ka takuar homologun e tij nga Azerbejxhani Ilham Aliyev.

Begaj dhe Aliyev, diskutuan për shumë tema në mesin e tyre edhe për rritjen e bashkëpunimit në fushën e ekonomisë dhe Turizmit.

“Shpreha besimin se fryma e bashkëpunimit dhe e mirëkuptimit që ekziston midis Shqipërisë dhe Azerbajxhanit do të çojë përpara marrëdhënien mes dy vendeve”, tha Begaj.

Takimi mes krerëve të Shqipërisë dhe Azerbejxhanit, u zhvillua në kuadër të “Global Baku Forum”.

 

Të ngjashme