Google ADS

Begaj takoi kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut: Rrugën e bashkëpunimit tonë nga dy korsi do ta bëjmë me katër të tilla

11:49 | 13 Qershor 2024
E.G

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj është takuar kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi.

Me anë të një postimi në Facebook, ai tha se kanë diskutuar për rëndësinë e mësimeve të të kaluarës dhe për të ardhmen që duam të krijojmë së bashku, shkruan Arbresh.info.

“Angazhimi ynë është i fortë për të lënë një trashëgimi të pasur miqësie për brezat e ardhshëm dhe për të shtyrë përpara integrimin tonë euro-atlantik.”, ka shkruar Begaj.

“Besoj se rrugën e bashkëpunimit tonë nga dy korsi do ta bëjmë me katër të tilla!”, shtoi ai./Arbresh.info/

Të ngjashme