Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, në kuadër të pjesëmarrjes në Takimin e Liderëve të Procesit të Brdo-Brijunit, zhvilloi një takim dypalësh me homologun e tij, Presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.
Begaj vlerësoi bashkëpunimin e ngushtë së pari në kuadër të Aleancës së Atlantikut të Veriut dhe së dyti në funksion të agjendës evropiane, e cila pas takimeve të para ndërqeveritare të BE-së me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ka marrë në shtytje të re.
Çështjet e integrimit evropian, të sigurisë dhe të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes si dy vende anëtare të NATO-s, morën një vëmendje të veçantë nga të dy presidentët, ku u nënvizua domosdoshmëria e rritjes së vigjilencës ndaj veprimtarive destabilizuese të aktorëve të tretë në rajon, si dhe të bashkëpunimit të ngushtë me aleatët.
Begaj dhe Pendarovski ranë dakord për të vijuar bashkëbisedimin në formate të tjera dypalëshe dhe shumëpalëshe, si dhe përmes shkëmbimit të vizitave shtetërore./Tch/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...