Google ADS

Begaj takohet me Mbretin e Jordanisë, Abdullah i II

17:43 | 23 Shtator 2023
E.K

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj u takua në Nju Jork edhe me Mbretin e Jordanisë, Madhërinë e Tij Abdullah i II.

Kreu i shtetit vlerësoi bashkëpunimin mes dy vendeve si të nevojshëm për shkëmbimin e pikëpamjeve mbi çështje në sfera të ndryshme me interes të ndërsjellë.

Në veçanti, Presidenti Begaj dhe Mbreti Abdullah i II u ndalën tek mundësitë për nxitjen e bashkëpunimit në fushën ekonomike me fokus të veçantë turizmin.

Sakaq, Begaj vlerësoi gjithashtu edhe rolin që ka luajtur deri më tani Jordania për paqen dhe sigurinë e rajonit të Lindjes së Mesme./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme