Google ADS

Begaj takohet me Hasanin, diskutojnë rreth situatës së rajonit

09:23 | 8 Shkurt 2024
R J

President i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj ka zhvilluar një takim mëngjesin e sotëm me Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme z.Igli Hasani.

Ata kanë diskutuar rreth situatës në rajon, për marrëveshjen e Sigurimeve Shoqërore me Italinë, përmbylljen e saj dhe dekretimin e ambasadorëve të rinj.

“Mëngjes pune me Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme z. Igli Hasani, me të cilin diskutuam për situatën në rajonin tonë, për përmbylljen e Marrëveshjes së Sigurimeve Shoqërore me Italinë, si dhe dekretimin e ambasadorëve të rinj”, shkruan Begaj./Arbresh.info/

Të ngjashme