“Shqipëria është promovuese e paqes dhe sigurisë në rajon”, kështu deklaroi presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj gjatë takimit në Presidencë me pjesëmarrësit e Kursit të Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes, përfaqësues nga vende të ndryshme të NATO-s dhe ato partnere.
“Shqipëria është promovuese e paqes dhe sigurisë në rajon e me gjerë nëpërmjet politikës së dialogut, bashkëpunimit dhe mirëkuptimit. Shqipëria beson dhe ka treguar në angazhimet e saj ndërkombëtare se multilateralizmi është mekanizmi i duhur që ofron zgjidhje të pranueshme në përballje me sfidat e përbashkëta të vendeve tona në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes”, u shpreh Begaj.
Begaj përcolli vizionin e tij për Shqipërinë e së ardhmes në përgjigje të interesit të studentëve të këtij kursi.
Ai u shpreh se e sheh Shqipërinë të vendosur drejt realizimit të objektivave dhe ëndrrës shqiptare të kamotshme Euroatlantike.
Pjesëmarrësit në Kursin e Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes u njohën nga Këshilltarët e Kreut të Shtetit me rolin dhe funksionet e Presidentit në një Republikë Parlamentare, si edhe në politikën e jashtme dhe atë të Sigurisë dhe Mbrojtjes./rtsh.al/
Tiranë/ Enkelejd Musabelliu emërohet zëvendësministër i Ekon...
Pacolli me kërkesë ndaj Kurtit dhe Osmanit: Frenoni njerëzit...
Mitsotakis: Greqia është përballur me kushtet më të këqija t...
Kearns: Vuçiqi vazhdon të kërkojë lidhje më të ngushta me Pu...
Trepça lufton deri në fund, por pëson humbjen e tretë në FIB...
Nis edicioni i 11-të i DOKU.TECh, diskutohet për inovacionet...