Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të artistit Agim Doçi.
Begaj i dërgoi edhe një kurorë lulesh në homazhet e lamtumirës së fundit.
Në telegramin e ngushëllimit dërguar familjarëve të poetit, Presidenti Begaj e vlerëson “Mjeshtrin e Madh” Agim Doçi për frymëzimin e brezave me dashurinë për shqiptarinë përmes teksteve të këngëve patriotike.
“Njerëz të tillë mbeten përgjithmonë në memorien e popullit dhe kombit, dhe kujtohen me nderim, respekt e dashuri”, -shprehet Begaj , i cili vlerëson edhe rolin intelektual të Agim Doçit në shoqërinë shqiptare./Arbresh.info/
Neymar ka gjetur tashmë klubin e ri, do të largohet si lojta...
Akuzat për pagesat e fshehta, gjykata dënon Donald Trump
Aksident në Greqi, vdesin dy të mitur, i lënduar një 17-vjeç...
I plagosuri në Prishtinë u shpëtua në minutën e fundit, mjek...
Gratë që flasin shumë jetojnë më gjatë
Pesë filmat më të shitur që dominuan në vitin 2024 duke fitu...