Google ADS

Begaj: Shën Tereza, do të mbetet shembulli më sublim i sakrificës, mirësisë dhe humanizmit

12:19 | 5 Shtator 2023
E.K

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka përkujtuar 26 vjetorin e vdekjes së humanistes shqiptare, nobelistes dhe të bekuarës së Vatikanit, Shën Nënë Tereza.

Begaj, në një postim në Facebook, shprehet se Shën Tereza do të mbetet gjithnjë shembulli më sublim i sakrificës, mirësisë dhe humanizmit, përcjell Arbresh.info.

“Sot kujtojmë Nënë Terezën, shenjtoren shqiptare, që u bë burim i paqes dhe dashurisë në mbarë botën. Vepra e saj do mbetet gjithnjë shembulli më sublim i sakrificës, mirësisë dhe humanizmit”, shkroi Begaj./Arbresh.info/

Të ngjashme