Google ADS

Begaj: Sa më shpejt të zbardhet rasti i sulmit ndaj Top Channel, dhe vrasjes së rojës

09:36 | 27 Mars 2023
Vjollca Gajraku

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar përmes rrjetit social facebook, për sulmin me armë zjarri që ka ndodhur ndaj televizionit kombëtar “Top Channel”, ku ka mbetur i vdekur roja i sigurisë, Pal Kola.

Begaj ka shprehur ngushëllime ndaj familjes Koka.

“Ngjarje vërtet e rëndë ajo e orëve të para të mëngjesit, ku godina e televizionit kombëtar “Top Channel” është qëlluar me armë, e ku për pasojë ka humbur jetën roja i sigurisë, Pal Kola”.

“Teksa i shpreh ngushëllimet e mia familjes së z. Kola, inkurajoj organet ligjzbatuese ta zbardhin sa më shpejt dhe me përgjegjshmërinë më të lartë këtë ngjarje kriminale”, ka shkruar Begaj./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme