Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, priti sot një delegacion të fondacionit arsimor turk “Maarif”, i kryesuar nga Prof. Dr. Birol Akgün, Kryetar i Përgjithshëm i Fondacionit “Maarif”.
Begaj vlerësoi misionin e këtij fondacioni që, sikundër e tregon edhe emërtimi i tij, do të thotë “ndriçim i mendjes përmes arsimit”, njofton Presidenca shqiptare, transmeton Arbresh.info.
Presidenti i përgëzoi Akgyn për arritjet e deritanishme në Shqipëri, duke ndërtuar një cikël të plotë në edukim, nga sistemi parashkollor, në doktoratë.
Po ashtu, Begaj vlerësoi bashkëpunimin me Turqinë si partner mjaft të rëndësishëm edhe në fushën e arsimit, tema që u prekën edhe gjatë vizitës së Presidentit të Republikës së Turqisë në Tiranë, Recep Tayyip Erdogan.
“Investimet në arsim janë gjithmonë të mirëpritura, por ato në arsimimin cilësor sigurisht që vlerësohen akoma më shumë”, – u shpreh Begaj, duke vlerësuar kujdesin e këtij fondacioni në ngritjen e shkollave me infrastrukturë dinjitoze, por edhe me investim në përmbajtjen dhe kërkimin shkencor.
Tutje Begaj u shpreh se hapja e ardhshme e degës së Universitetit Teknik të Stambollit në Tiranë, që u premtua nga Presidenti Erdogan gjatë vizitës së tij, do të ishte më tej standardet e arsimit në Tiranë.
Fondacioni Turk Maarif operon në mbi 55 vende të botës. “Maarif Albania” administron një rrjet shkollash të shtrirë në tri qytete: Tiranë, Elbasan dhe Shkodër.
“Maarif Tirana Campus”, “New York Schools” (shkollë 9-vjeçare dhe e mesme), si dhe kopshti “Maarif Farm Kindergarten”. /Arbresh.info
Vendimi i Gjykatës Speciale për Shalën, Jonuzin dhe Bahtijar...
U asfiksuan nga gazi, humbin jetën dy persona në Kamëz
Flet ministri Çeku: Serbia shkeli Marrëveshjen e Brukselit
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...