Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka pritur mëngjesin e së shtunës në presidencë një delegacion të gjerë të përfaqësuesve të krahinave të komunave arbëreshe në Itali.
Kjo vizitë e tyre vjen në kuadër të kremtimit të 580 vjetorit të Besëlidhjes së Lezhës.
Presidenti mbajti edhe një fjalë gjatë pritjes së tyre teksa vlerësoi faktin se ata kanë ruajtur traditat dhe kulturën shqiptare. Begaj u shpreh se Italia ka qenë pranë Shqipërisë në momente të vështira. Ai u ndal gjithashtu edhe tek mbështetja e Italisë për rrugëtimin evropian të Shqipërisë.
“Kënaqësi për mua t’ju pres sot në Shqipëri. Jemi vend i vogël, por me zemër të madhe. Kemi bujarinë, mikpritjen, vlerat e njëjta me të Italisë mike, që është shtëpia juaj e re 6 shekuj më parë dhe për shqiptarët e rinj pas viteve ’90, shtëpia e dytë për ta. Ju falenderoj që erdhët në Shqipëri në këtë ditë të veçantë për faktin se 580 vite më parë heroi ynë kombëtar Skënderbeu dhe të gjithë përfaqësuesit në krahinat e ndryshme shqiptare u bashkuan dhe dhanë besën për të qenë bashkë në ditë të vështira për të përballuar sfidat e ndryshme të kohës. Sot është një ditë e veçantë për ta kujtuar atë moment për faktin që sfidat tona të reja përballohen së bashku, jo vetëm për ne si bashkëatdhetarë por edhe me miqtë dhe partnerët.
Po jetojmë kohë të vështira, sapo dolëm nga një periudhë e vështirë e pandemisë, një luftë po vazhdon në Ukrainë, situatë jo e këndshme në Lindjen e Mesme dhe kjo kërkon të jemi bashkë për të zgjidhur gjërat. Sot është dita e veçantë për të falenderuar edhe Italinë mike për faktin që iu dha mundësinë juve të mbani gjallë vlerat e shqiptarisë, identitetin, gjuhën e kulturën shqiptare. Italia mike ka qenë afër Shqipërisë në periudha dhe momente të vështira të saj, është e pranishme edhe aktualisht, është avokatja më e mirë e Shqipërisë për rrugëtimin në BE. Marrëdhëniet e mira politike janë përkthyer në marrëdhënia të mira ekonomike. Por Italia është prezente në Shqipëri edhe si turist, edhe si studentë. Ju falenderoj që jeni pjesë e këtij gëzimi të ditës së sotme. Shpresoj që do të rishihemi në momente të tjera.“, u shpreh Begaj. /abcnews.al
LEXO EDHE:
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban