Begaj pret nesër presidenten e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar

22:01 | 22 Maj 2024
KRG

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj do të presë ditën e nesërme presidenten e Republikës së Sllovenisë, Nataša Pirc Musar, e cila me ftesën e tij zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Ceremonia zyrtare e mirëseardhjes do të mbahet në orën 10:00 e cila pasohet nga një takim kokë më kokë dhe më pas me takimin e zgjeruar mes delegacioneve të dy shteteve.

Presidenti i Republikës Begaj dhe Presidentja sllovene Musar do të kenë gjithashtu një konferencë të përbashkët shtypi të parashikuar në orën 11:20.

Gjatë qëndrimit në Shqipëri, Presidentja e Sllovenisë dhe delegacioni që e shoqëron pritet të vizitojnë disa pika tërheqëse turistike të vendit./rtsh.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme