Google ADS

Begaj pret në zyrë Santos, raportuese për Shqipërinë në PE

20:59 | 26 Mars 2024
E.G

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, priti të martën në një takim Raportuesen për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Isabel Santos.

Sipas njoftimit biseda u fokusua në mbarëvajtjen e punimeve të parlamentit shqiptar, procesin e integrimit evropian të Shqipërisë, si dhe bashkëpunimin rajonal.

Në takim u vlerësua kontributi i Shqipërisë dhe angazhimi pozitiv i vendit në politikën e jashtme, në çështjet e sigurisë si anëtare e NATO-s, si dhe në promovimin e paqes dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve në rajon.

Gjithashtu, u theksua edhe nevoja për besueshmërinë e sistemit të drejtësisë do të nxiste pozitivisht investimet e huaja.

Gjatë bisedës, Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Santos, vlerësoi rolin e Presidentit të Republikës si faktor balancues në jetën politike të Shqipërisë./ rtsh.al /

Të ngjashme