Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, priti sot në një takim Zëvendëskryeministrin e Parë dhe Ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti.
Gjatë bisedës u vlerësua bashkëpunimi i deritanishëm dhe u nënvizua nevoja për thellimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në ekonomi, shkëmbimet tregtare, infrastrukturë, turizëm e kulturë, si dhe bashkëpunimi për avancimin e procesit të integrimin evropian e të nismave të bashkëpunimit rajonal, përcjell Arbresh.info.
Begaj vlerësoi rolin e patjetërsueshëm të faktorit shqiptar në Maqedoninë e Veriut për paqen, sigurinë, zhvillimin e qëndrueshëm dhe orientimin e palëkundur Euroatlantik, së pari për vetë vendin, e më tej për Ballkanin Perëndimor. Po ashtu, në takim u theksua rëndësia e një angazhimi të përbashkët për të avancuar me tej procesin e integrimit në BE.
Presidenti rikonfirmoi angazhimin e tij të plotë për një bashkëpunim produktiv e të vazhdueshëm, si dhe mbështetjen ndaj shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.
Presidenti Begaj theksoi rëndësinë e forcimit të përfaqësimit politik të shqiptarëve në nivele të larta të qeverisjes se vendit, apo edhe ato lokale, si një përgjegjësi e drejtpërdrejtë ndaj qytetarëve për garantimin dhe respektimin e të drejtave të tyre./Arbresh.info
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...