Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, priti sot një delegacion të Landit të Stirias, Austri kryesuar nga Guvernatori Christopher Drexler së bashku me Presidenten e Parlamentit të kёtij Landi, Manuela Khom.
Presidenti Begaj falenderoi Drexler për vëmendjen që Landi i Stirias i ka kushtuar Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor si kontribues në procesin e integrimit në BE, nëpërmjet bashkëpunimit në fushat e arsimit, kërkimit shkencor, shëndetit publik dhe turizmit.
Presidentii Republikës vlerësoi veprimtarinë e organizatës joqeveritare humanitare “Partneriteti Shqipëri- Austri” e themeluar nga Dr.Marianne Graf dhe bashkëshorti i saj e që vepron në Shqipëri që nga viti 1992.
Në mënyrë të veçantë, Presidenti Begaj falenderoi Guvernatorin Drexler për pёrkushtimin e tij nё hartimin e programeve dhe bursave që ky Land ka me Shqipërinë që nga viti 2018 dhe inkurajoi vijimësinë e programeve të bashkëpunimit mё tё thelluar nё tё ardhmen./tvklan
PE-ja debaton për sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit
Ambasada Amerikane rithekson përkushtimin për zhdukjen e tra...
Salah i gatshëm të vazhdojë Liverpoolin, mirëpo nuk ka lëviz...
“Kur e kuptove që nuk po të rrasi unë dhe Driloni, i ke shku...
Daut Haradinaj fton qytetarët të bëhen pjesë e ndryshimit që...
Kryeprokurori i Beogradit: Së shpejti do të vendoset lidhur ...