Presidenti i Republikës, Bajram Begaj zhvilloi një takim me ambasadorët e Shqipërisë në botë, të cilët janë mbledhur në Tiranë në ditët e fundit për të marrë pjesë në konferencën 3 ditore të ambasadorëve dhe konsujve, temë kryesore e të cilit është integrimi në BE.
Teksa i falënderoi ambasadorët për kontributin e tyre në forcimin e imazhit të Shqipërisë në arënën ndërkombëtare, kreu i shtetit i ftoi ata të jenë të përgatitur për sfidat e kohës.
“Si fillim, dëshiroj të shpreh mirënjohje për punën dhe përkushtimin tuaj të palodhur për të përfaqësuar Shqipërinë me nder e dinjitet! Falë angazhimit tuaj, ne kemi arritur të forcojmë pozicionin tonë në arenën ndërkombëtare, si dhe të promovojmë interesat kombëtare në mënyrë më efektive. Gjej rastin të falënderoj të gjithë ambasadorët me të cilët kam bashkëpunuar edhe nga afër gjatë vizitave të mia jashtë vendit!
Shqipëria nuk është më ajo e 30 vjetëve më parë. Shqipëria gëzon prestigj dhe një vend të merituar në arenën ndërkombëtare. Vendi ynë tregoi pjekurinë gjatë kryesimit të OSBE-së dhe gjatë mandatit në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Bashkëpenëmbajtja me aleatin tonë strategjik, SHBA-në, për Ukrainën për çështjen e paqes dhe sigurisë, ishte kulmimi i maturimit të politikës sonë të jashtme.
Jam i bindur se bazuar në këto arritje diplomacia jonë do të jetë e aftë të ecë me hapin e politikës sonë të jashtme. Ndërtoni mbi sukseset e mëparshme”, tha Begaj.
Gjithashtu, presidenti nuk harroi t’iu kërkojë diplomatëve që të vijojnë mbështetjen e tyre pa kushte për Kosovën.
“Dëshiroj të theksoj veçanërisht rolin aktiv që duhet të vazhdojë të luajë diplomacia jonë në marrëdhënie me Kosovën. Kosova nuk duhet të mbetet si një talking point e përsëritur, por duhet të jetë pjesë integrale e aksionit tonë diplomatik. Diplomacia jonë duhet të vijojë mbështetjen pa kushte për Kosovën. Kosova duhet të mbështetet kurdo e kudo, në çdo rrethanë apo situatë. Është detyra jonë të punojmë për anëtarësimin e Kosovës në organizmat ndërkombëtarë e rajonale, si dhe për njohje të reja të saj”, tha Begaj.
Së fundmi, por jo nga rëndësia, dëshiroj të ndalem në një aspekt tjetër të punës suaj: shërbimet për qytetarët. Qëndroni afër shqiptarëve kudo ku ndodhen! Nuk ka fenomen më të papranueshëm se sa një ambasadë apo konsullatë që nuk është në shërbim të plotë e të përhershëm për qytetarët e vet. Si një popull që tashmë shumicën e ka me banim e punë jashtë vendit, shërbimet tuaja duhet të mbeten gjithnjë të aksesueshme për qytetarët tanë.
Njohja e pasaportave nga Armenia, Kurti thotë se ky dokument...
Infantino: Kosova jorastësisht në Top 100 të Ranglistës së F...
Sulm me thikë në një shkollë të Zagrebit, vdes një 7 vjeçar
Aksident mes dy veturave në Sllatinë, s’ka të lënduar
Rivarrosen tri viktima të luftës që ishin në listën e person...
Gresa e nervozuar me Xuxin, e kundërshton për gjithçka