Google ADS

Begaj: Personat përgjegjës të vendosen para ligjit

16:48 | 11 Prill 2023
K.B

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka reaguar në lidhje me shpërthimin me tritol të makinës së kreut të Partisë Demokratike të Rithemelimit në Vaun e Dejës, Benard Nreca.

Begaj ka dënuar këtë ngjarje, dhe kërkon daljen para drejtësisë të personave përgjegjës.

“Mësova me shqetësim mbi vendosjen e një sasie eksplozivi në automjetin në pronësi të Z.Bernard Ndreca, në Laç, Vau i Dejës. Dënoj me forcë aktet e dhunës ndaj çdo individi e ndaj aktivistëve politikë të çdo kahu. Nxis institucionet përgjegjëse të identifikojnë e të vendosin para ligjit personat përgjegjës”, tha Begaj.

Ngjarja ndodhi rreth orës 07:10 të së hënës (11 prill) në fshatin Paçram, ku lënda plasëse ishte vendosur në pjesën e përparme të mjetit tip “Audi” të Nrecës, ndërsa shpërtheu sapo ai u fut në automjet. Fatmirësisht Ndreca nuk pësoi lëndime nga shpërthimi, ndërsa ngjarja nuk është zbardhur ende./Arbresh.info/

lexo edhe:

Momenti kur automjeti i Bernard Ndrecës shpërthen sapo ai hipën në të

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme