Begaj “peng” i firmës së Metës, Presidenti njofton konferencë të jashtëzakonshme nga Stambolli

14:41 | 4 Qershor 2022
L G

Ndërkohë që kanë mbetur vetëm pak orë nga votimi i Bajram Begajt në detyrën e Presidentit të Republikës, maxhoranca nuk e ka ende të qartë nëse do të ketë apo jo firmën e Presidentit Meta për lirimin e gjeneralit nga detyra në mënyrë që të mund të zgjidhet.

Ngërçi vijon që prej mëngjesit të sotëm, pasi Meta ndodhet jashtë shtetit. Më herët Presidenti tha se do të respektonte çdo vendim të Kuvendit me votë, ndërsa tashmë pritet të dalë në një lidhje LIVE nga Stambolli.

Pse ka rendësi firma e Metës?

Bajram Begaj është ushtarak dhe ligji ia ndalon atij çdo angazhim tjetër përveç detyrës që ushtarakut. Rrjedhimisht, për të shkuar në Parlament që të votohet si President, Begajt i duhet të heqë dorë nga detyra si ushtarak. A

i e ka bërë këtë duke dhënë dorëheqjen te ministri i Mbrojtjes, por duhet që të lirohet nga detyra edhe nga Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, që është Ilir Meta. Begaj mund të votohet pa firmën e Metës, por Kuvendi do të bënte një veprim të jashtëligjshëm dhe detyra e tij mund të vihej në dyshim nga ndonjë vendim i Gjykatës Kushtetuese gjatë muajve në vijim.

Meta la të kuptohej se nuk do të pengonte Begajn për ta zëvendësuar atë, megjithatë pritet të shihet se cili do të jetë reagimi i Presidentit. /abcnews.al

Të ngjashme