Begaj nisë vizitën zyrtare në Itali, bashkë me presidentin Mattarella do të vizitojnë Horën e Arbëreshëve

18:57 | 17 Tetor 2024
E.H

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, nisi sot një vizitë në Itali me ftesë të homologut të tij italian, Sergio Mattarella. Presidenti Begaj.

Presidenca e Shqipërisë njofton se Begaj bashkë me presidentin italian Mattarella do të vizitojnë Horën e Arbëreshëve.

Në agjendën e kreut të shtetit shqiptar janë parashikuar një seri takimesh me autoritetet italiane rajonale dhe arbëreshët në Siçili./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme