Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka shprehur keqardhje për ndarjen e parakohshme nga jeta të gazetares së Zërit të Amerikës, Rudina Dervishi.
Begaj i shprehu ngushëllime familjes, bashkëpunëtorëve dhe miqve të shumtë të Dervishit, duke e konsideruar të ndjerën një figurë të dashur për shqiptarët anembanë botës.
“Me keqardhje mësova për ndarjen e parakohshme nga jeta të gazetares së seksionit shqip të ‘Zëri i Amerikës’, znj. Rudina Dervishi. Gjatë 25 viteve të karrierës së saj në këtë medium, ajo u shndërrua në një figurë të dashur për shqiptarët anembanë botës. I shpreh ngushëllimet më të thella familjes së saj, bashkëpunëtorëve dhe miqve të shumtë që ajo fitoi me zërin e saj të ngrohtë si gazetare dhe drejtuese e emisionit ‘Ditari’’- shkruan Begaj.
Gazetarja dhe drejtuesja e “Ditarit”, Rudina Dervishi u nda nga jeta të martën në moshën 53-vjeçare, pas një beteje dyvjeçare me kancerin e gjirit./TCH/
Gjatë fundjavës priten reshje shiu dhe bore në Kosovë
Alisson zbulon klubin ku dëshiron të transferohet pasi të la...
Hoti: Serbia nuk dëshiron zbatimin e deklaratës për të zhduk...
Haradinaj beson në lirimin e bashkëluftëtarëve që po gjykohe...
Një bullgar i akuzuar për spiunazh për Rusinë “kishte diskut...
Xheneta ngacmon Drilonin teksa pastronte në kuzhinë, pastaj ...