Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka vizituar sot Panairin e Librit që ka hapur dyert për publikun në Tiranë.
Në këtë vizitë, Begaj u shpreh se në këtë panair gjithcka “flet” shqip, me autorë të vjetër e të rinj, personalitete botërore me influencë në të shkuarën dhe të tashmen, dhe e gjithë kjo falë shkrimtarëve, përkthyesve, botuesve që ndjekin këtë traditë të mirë.
“Përgëzime për të gjithë ata që me pasion për dijen dhe gjuhën amtare po kontribojnë ndjeshëm në ruajtjen dhe forcimin e identitetit tonë kombëtar!”, shkroi Begaj.
Poashtu, gjatë kësaj vizite Begaj u takua edhe me lexuesit e vegjël, të cilëve u përcolli përgëzime për praninë në panair duke u shprehur se “ata e duan librin, edhe pse janë brez i jetës virtuale dhe kjo është dëshmi e ruajtjes dhe e përcjelljes së një tradite të hershme shqiptare”./Arbresh.info
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shum...