Begaj nderohet me “ Nizami Ganjavi, Çmimi Ndërkombëtar”

20:15 | 14 Mars 2024
E.G

Në Baku, ku ndodhet për një vizitë pune, Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj u nderua me “ Nizami Ganjavi, Çmimi Ndërkombëtar për vitin 2024”

Ky çmim i jepet personaliteteve me kontribut të lartë në këtë forum.

Këtë çmim më parë e kanë marrë personalitete shumë të rëndesishme, ndër të cilët veçojmë: Bill Clinton, Margaret Thatcher, Suleyman Demirel, Boutros Boutros Ghali, Kreun e OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, Mbretin e Jordanisë, Abdullah II Bin Al-Hussein./rtsh.al/

Të ngjashme