Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka përmbyllur procesin e konsultimeve me faktorët politikë dhe institucional në lidhje me propozimet për datën e zgjedhjeve të përgjithshme të 2025-ës.
Vetëm Partia Demokratike nuk u përfshi në proces, duke mos dhënë asnjë propozim për datën e mbajtjes së zgjedhjeve.
Sakaq, vetë Presidenti me atë të një postimi në rrjetin social Facebook, deklaron se nga konsultimet me faktorët politikë, vuri re se opinionet udhëhiqeshin nga interesi më i lartë i zgjedhësve.
Ai shtoi se caktimi i datës së zgjedhjeve është një sprovë e fuqishme bashkëpunimi, mirëkuptimi dhe angazhimi i të gjithë faktorëve.
“Sot mbylla procesin e konsultimeve me faktorin politik dhe institucional për caktimin e datës së zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2025.
Kompetenca për caktimin e datës së zgjedhjeve i takon Presidentit të Republikës, por unë jam shumë i kënaqur që i gjithë faktori politik parlamentar u përfshi me opinione dhe sugjerime në këtë proces, si drejtpërdrejt me pjesëmarrje në takimet konsultuese, edhe në mënyrë të tërthortë, nëpërmjet përcjelljes në rrugë të tjera të preferencave partiake.
Nga konsultimet vura re se, në tërësi, opinionet udhëhiqeshin nga interesi më i lartë i zgjedhësve dhe jo nga përllogaritjet meskine që priten rëndom në raste të tilla. Konvergjenca e mendimeve, përtej dallimeve në qëndrimet politike, ishte shfaqja më domethënëse e kësaj konsulte.
Caktimi i datës së zgjedhjeve për mua nuk është thjesht një detyrim kushtetues dhe as procedurë formale juridike, por është, së pari, një sprovë e fuqishme bashkëpunimi, mirëkuptimi dhe angazhimi i të gjithë faktorit politik dhe institucional në emër të zgjedhësve dhe për zgjedhësit, sikurse është një rast domethënës për të risjellë në vëmendje rëndësinë vendimtare që kanë zgjedhjet për konsolidimin e demokracisë parlamentare”, deklaroi Begaj, ndërsa bëri thirrje që në zgjedhje të shkëlqejë zbatimi i ligjit, korrektesa dhe etika në komunikimin e platformave, respekti për zgjedhësit dhe vullnetin e tyre të shprehur me votë.
PS dhe KQZ propozojnë datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Partia Socialiste dhe KQZ i kanë propozuar Presidentit Bajram Begaj, datën 11 maj për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 2025-ës.
Kreu i shtetit ka pritur sot në takime, fillimisht Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Socialiste, Blendi Klosi dhe kreun e grupit parlamentar socialist Niko Peleshi.
“Propozuam datën 11 maj. T’ju lemë më shumë kohë emigrantëve”, deklaroi Klosi pas takimit me Begajn.
Më pas, kreu i shtetit ka pritur në takim kreun e KQZ, i cili po ashtu i ka propozuar Presidentit 11 majin si datën për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare.
Kujtojmë se partitë e vogla kanë propozuar datën 4 maj për mbajtjen e zgjedhjeve, ndërsa kanë deklaruar se nëse Presidenti do të pranonte datën 11 maj, do të ishte favorizim për mazhorancën. Kjo pasi sipas tyre, më 9 maj do të mbahet në Tiranë, Samiti i Komitetit politik Europian dhe mbajtja e zgjedhjeve dy ditë pas mbërritjes së liderëve botërorë në kryeqytet, mund të ndikojë si avantazh për socialistët në zgjedhje.
Sakaq, Partia Demokratike nuk ka pranuar që të takohet ditën e sotme me kreun e shtetit për propozimin e një date nga ana e tyre, për zgjedhjet.
PS dhe KQZ propozojnë datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Partia Socialiste dhe KQZ i propozuan Presidentit Bajram Begaj, datën 11 maj për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 2025-ës.
Kreu i shtetit priti sot në takime, fillimisht Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Socialiste, Blendi Klosi dhe kreun e grupit parlamentar socialist Niko Peleshi.
“Propozuam datën 11 maj. T’ju lemë më shumë kohë emigrantëve”, deklaroi Klosi pas takimit me Begajn.
Më pas, kreu i shtetit priti në takim kreun e KQZ, i cili po ashtu i propozoi Presidentit 11 majin si datën për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare.
Kujtojmë se partitë e vogla kanë propozuar datën 4 maj për mbajtjen e zgjedhjeve, ndërsa kanë deklaruar se nëse Presidenti do të pranonte datën 11 maj, do të ishte favorizim për mazhorancën. Kjo pasi sipas tyre, më 9 maj do të mbahet në Tiranë, Samiti i Komitetit politik Europian dhe mbajtja e zgjedhjeve dy ditë pas mbërritjes së liderëve botërorë në kryeqytet, mund të ndikojë si avantazh për socialistët në zgjedhje.
Sakaq, Partia Demokratike nuk ka pranuar që të takohet ditën e sotme me kreun e shtetit për propozimin e një date nga ana e tyre, për zgjedhjet./rtsh.al/
Ancelotti: Jemi rikthyer, pas humbjes ndaj Milanit, folëm dh...
Kurti e Nagavci lansojnë nesër pilotimin e Programit të Kupo...
Policia e Kosovës sekuestron armë të ftohta në tregun e auto...
Abdixhiku sjellë Pallatin e Ri Sportiv, Pishinën Olimpike dh...
Shuhet kureshtja, Diana dhe Arioni më të lumtur se kurrë pra...
Gjendet armë dhe 50 fishekë në valixhen e një pasagjeri në a...