Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj u bëri thirrje liderëve botërorë për një përgjigje të unifikuar ndaj sfidave globale dhe për bashkëpunim e dialog përballë konflikteve, sidomos në kontekstin e situatës së brishtë në rajon dhe luftës në Ukrainë.
Gjatë një interviste për “Euronews”, në Forumin Botëror të mbajtur në Baku, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, evidentoi shqetësimet dhe sfidat më të cilat po përballemi dhe paraqiti vizionin për kapërcimin e tyre.
Në mesin e zërave kryesorë në forum ishte Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj, i cili nënvizoi nevojën për një “reagim të unifikuar” përballë sfidave të ndryshme me të cilat bota po përballët sot.
“Në të vërtetë, po jetojmë në kohë të papreçedenta,” tha Presidenti Begaj, duke theksuar krizat e ndryshme si paqëndrueshmëria politike, pabarazitë ekonomike, ndryshimet klimatike, sfidat në fushën e shëndetësisë, nevojat arsimore dhe padrejtësitë sociale. Ai theksoi se këto sfida globale kërkojnë reagim kolektiv, jo përpjekje të izoluara.
“Vërtet, jemi duke jetuar në kohëra të papreçedenta. Po ndodhin shumë gjëra. Ne përballem me pasiguri politike, pabarazi ekonomike, ndryshime klimatike, sfidat shëndetësore dhe, sigurisht, probleme me arsimin. Po ashtu, përballemi me padrejtësi sociale. Megjithatë, sfidat me të cilat po përballëmi nuk mund të zgjidhen në mënyrë individuale apo rajonale. Ashtu siç kemi mësuar nga e kaluara, duhet të jemi të bashkuar në reagimin tonë”, thekson Presidenti Begaj.
Më tej Kreu i Shtetit thekson se, “paqja është e paçmueshme. Ne mund të bëjmë çdo gjë për të rritur kapacitetet tona në mënyrë që të sigurojmë më shumë mbrojtje për kontinentin tonë. Sigurisht, unë vij nga një rajon “tejet i brishtë”. Situata e luftës në Ukrainë po i shtyn njerëzit atje të mendojnë më shumë për bashkëpunim dhe dialog. Ne kemi mbështetur çdo çështje që lidhet me vlerat humane, sepse me to duhet të bashkëjetojmë.”
Gjithashtu, Presidenti Begaj reflektoi mbi implikacionet më të gjera të bisedimeve në forum, duke konfirmuar angazhimin e Shqipërisë për mbështetjen e nismave që përputhen me vlerat humane. “Kemi mbështetur çdo iniciativë që lidhet me vlerat humane, sepse me to duhet të bashkëjetojmë,” deklaroi ai. Kjo deklaratë është në harmoni me temën kryesore të forumit – nxitja e bashkëpunimit ndërkombëtar për adresimin e sfidave globale.
Konjufca: Tentativat e bandave të dirigjuara terroriste do t...
Sulmi në Ibër Lepenc, Kurti: Institucionet tona të sigurisë ...
Sot varroset 22 vjeçarja që vdiq në aksidentin tragjik në Ka...
Kurti: Terroristët do të përballen me fuqinë e ligjit të Rep...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Lajcak: Përgjegjësit duhet të mba...
Hamza shkon te rezervuarët e KRU “Mitrovica” për ta parë gje...