Begaj kujton Rugovën: Sot 80 vite më parë, Kosova lindi presidentin e rrallë e vizionar

11:39 | 2 Dhjetor 2024
A Z

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka kujtuar ish-presidentin historik të Kosovës, Ibrahim Rugovën në 80-vjetorin e tij të lindjes.

Përmes një postimi në Facebook, Begaj e quan Rugovën si president të rrallë dhe vizionar, që pa gjithmonë nga Perëndimi për ardhmërinë.

“Si sot 80 vite më parë Kosova lindi Presidentin e rrallë e vizionar që pa gjithmonë nga Perëndimi për ardhmërinë. Koha dëshmoi vlerat e tij si burrë shteti për të cilat kemi nevojë sot e përgjithmonë. Të gjithë shqiptarët do ta kujtojnë gjithmonë me nderim ditëlindjen e Presidentit të Përjetshëm Dr. Ibrahim Rugova!”, ka shkruar i pari i Shqipërisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme