Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, në Samitin e Zvicrës për Ukrainën theksoi nevojen imediate per gjetjen e një rruge drejt paqes, që të ndalur tragjedinë njerëzore të shkaktuar nga agresioni rus, si dhe të frenojë konfliktin qe kërcënon Evropën e më gjerë.
“Sfida jonë është monumentale. Të zhvillojmë një kuadër për një marrëveshje të ardhshme paqeje”, deklaroi Begaj para liderëve botërorë të mbledhur në qytetin Burgenstok të Zvicrës, njofton Presidenca e Shqipërisë, përcjell Arbresh.info.
Ndërsa bëri thirrje për solidaritet ndërkombëtar me Ukrainën si viktimë e agresionit rus, Begaj theksoi se Shqipëria e konsideron formulën e paqes së Presidentit Zelenski si mënyrën për të rikthyer një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme për Ukrainën.
“Çdo proces paqeje duhet të drejtohet nga Ukraina”, – deklaroi presidenti i Shqipërisë teksa konfirmoi vijimësinë e mbështetjes për Ukrainën derisa të arrihet paqja, në përputhje me Kartën e OKB-së, duke respektuar sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, si dhe duke nenvizuar faktin qe Rusia duahet te mbajr përgjegjësinë për veprimet e saj.
Bashkëjetesa paqësore brenda kufijve të njohur ndërkombëtarisht është cilësuar si jetike nga presidenti shqiptar.
“Rruga drejt paqes nuk duhet të jetë kurrë një rrugë dorëzimi. Ajo duhet të jetë një rrugë e ndërtuar me guximin për të mbajtur lart vlerat tona”, – theksoi Begaj, i cili ftoi liderët botërorë të ndermarin masat qe i pergjigjen rëndësisë se këtij momento, duke rikonfirmuar qëndrimin që
Bashkësia ndërkombëtare, sipas Presidentit Begaj, krahas përpjekjeve për paqen, duhet të sigurojë që mbështetja për Ukrainën të vazhdojë.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...