Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj flet në intervistë me DW ndër të tjera për sukseset e kombëtares, marrëdhëniet me Kosovën dhe Greqinë, shqiptarët në Luginën e Preshevës dhe diasporë
Zoti President, kryefjala këto ditë në Gjermani është futbolli. Si e vlerësoni lojën e deritanishme të kombëtares shqiptare?
Bajram Begaj: Përshëndetje, kënaqësi të jem në këtë intervistë me ju, padyshim që kryefjala botërore tani është futbolli. Dhe për mua si President i Republikës së Shqipërisë është ekipi kombëtar i Shqipërisë. Jam shumë i kënaqur me ekipin kombëtar, ju uroj shumë suksese dhe besoj se dhe Kampionati Evropian i Futbollit është fitore për tifozët shqiptarë, për tifozët kuqezi.
Çfarë roli mund të luajë kjo pjesëmarrje e Shqipërisë për përmirësimin e imazhit të Shqipërisë në Evropë?
Unë mendoj që imazhi i Shqipërisë në Evropë është i përmirësuar goxha vitet e fundit. Shqipëria është prezente në faqet e para të mediave botërore, për faktin që turizmi në Shqipëri vitin e shkuar ishte një shifër rreth 10 milionë turistë, këtë vit mendohet dhe parashikohet që të jenë rreth 15 milionë turistë. Kjo tregon që Shqipëria ka një rol të rëndësishëm, sidomos zhvillimi i Shqipërisë, siguria dhe ajo çfarë bën në arenën ndërkombëtare është shumë e mirëpritur dhe e respektuar.
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë
Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i realizuan stërvitje të...
Mbahet takimi i 257-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës, m...
Dabiqaj heroi i Dritës, “Intelektualët” shkëputen në tabelë
Detaje nga takimi i Kurtit me kryetarin e Kuvendit të RMV-së...
Takohet për herë të parë grupi punues për hartimin e Strateg...