Google ADS

Begaj: Jeta e Gjergj Kastriotit na kujton origjinalitetin e forcën e një populli autokton

13:16 | 17 Janar 2023
Vjollca Gajraku

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, vendosi sot një kurorë në Memorialin “Skënderbe” në qytetin e Lezhës, në përkujtim të 555-vjetorit të vdekjes së Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu.

“Isha sot në qytetin e Lezhës, për të nderuar Heroin tonë Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeun në 555 vjetorin e vdekjes së tij. Pata kënaqësinë t’i drejtohesha qytetarëve dhe intelektualëve të Lezhës, të pranishëm në aktivitetin ceremonial e organizuar me këtë rast, si dhe të gjithë shqiptarëve, për frymëzimin që na përcjell madhështia e figurës së Skënderbeut përmes qëndresës së tij heroike”, nenvizoi Begaj./arbresh.info

Ja dhe postimi i tij:

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme