Begaj: Java e Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, e rëndësishme për bashkëpunimin ndërkombëtar

18:56 | 18 Shtator 2023
E.G

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj do të kryesojë delegacionin shtetëror të Republikës së Shqipërisë që do të marrë pjesë në Javën e Punimeve të Sesionit të 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Me anë të një postimi në Facebook, Begaj ka shkruar se Java e Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së po fillon teksa ka shtuar se ky është një moment i rëndësishëm për bashkëpunimin ndërkombëtar,shkruan Arbresh.info

“Java e Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së po fillon. Ky është një moment i rëndësishëm për bashkëpunimin ndërkombëtar, mbushur me takime bilaterale dhe diskutime me lidera të tjerë botërorë.”, ka shkruar Begaj./Arbresh.info

Të ngjashme