Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, në fjalën e tij gjatë Samitit të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), të mbajtur në Shkup, bëri thirrje për forcim të bashkëpunimit rajonal përballë sfidave të reja dhe për integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.
Para krerëve të shteteve dhe qeverive nga 13 vendet anëtare të kësaj nisme, presidenti i Shqipërisë deklaroi se në kontekstin e sfidave të reja gjeopolitike, veçanërisht pas agresionit rus kundër Ukrainës dhe mundësive të rritura për ndërhyrje nga aktorë të tretë në rajon, rajoni i Ballkanit Perëndimor ka një rëndësi më të madhe sigurie për BE-në.
“Përparimi i procesit të integrimit në BE i vendeve të Ballkanit Perëndimor, do të thotë investim në siguri të qëndrueshme”, deklaroi Begaj.
Tutje Begaj, gjithashtu, renditi reformat e ndërmarra nga Shqipëria në përpjekje të vazhdueshme dhe të qëndrueshme për të avancuar drejt anëtarësimit në BE. Ai u shpreh se është arritur progres i konsiderueshëm në fushat e drejtësisë, lirisë dhe sigurisë, dëshmi e angazhimit ndaj standardeve dhe parimeve të Bashkimit Evropian.
Gjatë fjalës së mbajtur në këtë samit, Presidenti i Shqipërisë vlerësoi pozitivisht rezultatet e riaktivizimit të Procesit të Berlinit dhe planin e rritjes për Ballkanin Perëndimor, si një shtysë për integrimin ekonomik rajonal dhe përshpejtimin e integrimit evropian.
”Ne kemi një mundësi para nesh për të rritur integrimin ekonomik me tregun e vetëm të BE-së dhe, në të njëjtën kohë, të nxisim integrimin ekonomik brenda Ballkanit Perëndimor përmes Tregut të Përbashkët Rajonal”, u shpreh Begaj.
“Tregu i Përbashkët Rajonal i Ballkanit Perëndimor po shërben si një portë hyrëse drejt Tregut të Vetëm Evropian”, deklaroi mes tjerash Begaj duke theksuar se Plani i ri i Veprimit i Tregut të Përbashkët Rajonal 2025-2028 do të krijojë ambientin e duhur për të siguruar zbatimin e plotë të Marrëveshjeve të Mobilitetit.
Në këtë samit, një vlerësim të veçantë Presidenti Begaj përcolli ndaj Shkupit për suksesin e arritur gjatë kryesimit të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), kryesim i cili i kalon Tiranës për periduhën 2024-2025./Arbresh.info
Ambasada e SHBA-së në Kosovë uron Krishtlindjet
Parandalohet një rast i kontrabandës me mallra në vlerë mbi ...
Kushtetuesja e Speciales hudh poshtë referimin e Thaçit lidh...
LDK: Vazhdojnë përgatitjet drejt fitores së madhe!
Gjesti krijon momente magjike në oborrin e BBVK3, në orën 4 ...
Bombardimet pakistaneze në Afganistan vrasin 46 persona