Google ADS

Begaj falënderon shtetin bullgar për mbështetjen e integrimit të Shqipërisë në BE

13:48 | 14 Dhjetor 2023
K.B

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj po qëndron në Bullgari për një vizitë zyrtare.

Ai tha se kanë diskutuar për thellimin e bashkëpunimit ekonomik, ecurinë e zgjerimit të Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor, bashkëpunimin rajonal dhe atë në kuadër të NATO-s.

“Gjatë bisedimeve me Presidentin Radev, diskutuam për thellimin e bashkëpunimit ekonomik, ecurinë e zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor, bashkëpunimin rajonal dhe atë në kuadër të NATO-s”, shkruan Begaj në Facebook.

Presidenti shqiptar ka falënderuar shtetin bullgar për mbështetjen e integrimit të Shqipërisë në BE, një projekt vital strategjik.

“Falënderoj Bullgarinë për mbështetjen e integrimit tonë në BE, një projekt vital strategjik”, shkruan Begaj./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme