Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, do të marrë pjesë në ceremoninë e kurorëzimit të Mbretit Charles III.
Lajmin e ka konfirmuar ambasadori britanik në Shqipëri, Alastair King-Smith. Mes tyre ka pasur një takim ditën e sotme dhe ambasadori ka shpërndarë disa foto në Twitter.
“Shumë mirë të takohesha me presidentin Bajram Begaj para vizitës së tij në Mbretërinë e Bashkuar për të marrë pjesë në kurorëzimin e Mbretit Charles III dhe Mbretëreshës Camilla si një dëshmi e marrëdhënies së fortë mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë. I gëzuar që presidenti Begaj do t’i bashkohet liderëve botërorë për të shënjuar këtë ngjarje historike”, shkroi ambasadori King-Smith në Twitter./Arbresh.info/
Great to meet H.E. President @BajramBegajAL ahead of his visit to the #UK to attend the Coronation of King Charles III & Queen Camilla, as a testament to the strong relationship between 🇬🇧&🇦🇱.
Happy that President Begaj will join world leaders to mark this historic event.#UKandAL pic.twitter.com/w5VrJAxVT5— Alastair King-Smith (@AlastairKS) May 2, 2023
Shqipëria mbyll kryesimin e nismës SHBA-Karta Adriatikut me ...
Kurti do të marrë pjesë në një konferencë në Sarajevë për ra...
Haradinaj prezanton kandidatët për deputetë nga Lipjani: Bas...
Rruga që lidh Deçanin me Gjakovën drejt asfaltimit
Robin Le Normand tejkalon lëndimin në tru
“Pse je në siklet me mua?” Sara-Drilonit