Begaj dënon fuqishëm atentatin ndaj ish-presidentit Trump

09:33 | 14 Korrik 2024
E.H

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka dënuar atentatin ndaj ish-presidentit amerikan, Donald Trump.

Me anë të një postimi në platformën X, Begaj i ka uruar shërim të shpejt Trumpit teksa ka shtuar se të gjitha format e dhunës nuk kanë vend në demokraci.

“I pikëlluar kur mësova për atentatin ndaj Presidentit Donald Trump. I uroj Presidentit Trump një shërim të shpejtë dhe i shpreh ngushëllimet e mia më të thella për humbjen e një jete të pafajshme. Ne e dënojmë fuqishëm këtë sulm dhe të gjitha format e dhunës politike, të cilat nuk kanë vend në demokraci”, ka shkruar Begaj./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme