Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj dekretoi emërimin në detyrë të zotit Riza Poda si Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën Popullore të Kinës, rezident, dhe Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën Popullore të Bangladeshit, në Republikën Popullore Demokratike të Koresë, në Republikën Socialiste të Vietnamit, në Mongoli dhe në Mbretërinë e Tajlandës, jo rezident.
Kandidimi i Riza Podës në këtë pozicion erdhi pas përfundimit të mandatit si ambasador në Kroaci.
Më herët, në vitet 2014-2018, Poda ka qenë ambasador në Republikën Çeke.
Në periudhën kohore 2011-2014 ka kryer detyrën e Konsullit të Përgjithshëm të Shqipërisë në Selanik./abcnews.al
Vajzat e Kosovës U19 mposhten nga Gjermania
Hamza pritet në takim nga Begaj: Nëntori, muaji që shto dinj...
Një letër dashurie për Sarën dhe skena xhelozie nga Anisa, ç...
Maqedonci: Kosova vend potencial për prodhimin e fluturakeve...
Shqipëria U19 e vajzave fiton ndeshjen e parë në kualifikues...
Osmani mirënjohëse ndaj Kolumbisë