Begaj dekreton ligjin për Amnistinë Penale

15:40 | 9 Prill 2024
KRG

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj dekreton ligjin për Amnistinë Penale.

Amnistia Penale u miratua në Kuvend në seancën plenare të 4 prillit me 110 vota pro.

“Tiranë, më 09.04.2024. Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, firmosi sot dekretin nr. 139, datë 09.04.2024, “për shpalljen e ligjit nr. 33/2024 “Për dhënie amnistie”, thuhet në dekret.

Nga Amnistia, do të përfitojnë 700 të dënuar, të cilët do të lirohen menjëherë, ndërsa 400 të tjerë do të përfitojnë ulje dënimi. Gjithashtu do të pushohen menjëherë 232 çështje të protestuesve të opozitës, e po ashtu do të përfitojnë personat të cilët kanë vendim të formës së prerë deri në datë 31 mars 2024.

Projektligji i amnistisë penale u bë mollë sherri në Kuvend mes Partisë Demokratike zyrtare, Rithemelimit dhe qeverisë. Enkelejd Alibeaj dhe Lulzim Basha e quajtën draftin e dakordësuar mes Rithemelimit dhe PS-së si pazar./a2cnn

Të ngjashme