Begaj: Çdonjëri prej nesh duhet të promovojë leximin e librit shqip, vetëm kështu ruajmë trashëgiminë gjuhësore

14:11 | 11 Tetor 2023
K.B

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj tha se çdonjëri prej nesh duhet të nxisë e të promovojë leximin e librit shqip.

Sipas tij vetëm kështu e ruajmë trashëgiminë gjuhësore, duke falënderuar botuesit shqiptarë në këtë mision kombëtar.

“Çdonjëri prej nesh duhet të nxisë e të promovojë leximin e librit shqip. Kështu ruajmë e trashëgojmë identitetin tonë gjuhësor, kulturor e kombëtar. Faleminderit botuesve shqiptarë të angazhuar në këtë mision kombëtar”, shkruan Begaj në Facebook./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme