Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas sulmit kimik ndaj dy ushtarëve shqiptarë në uzinën e armëve në Gramsh, ku sulmues ishin dy shtetas rusë dhe një ukrainas.
Begaj tha se po ndjek me vëmendje ngjarjen dhe se është në komunikim me strukturat e sigurisë dhe Forcat e Armatosura, të cilëve iu bëri thirrje për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe parandalimin e situatave që cenojnë sigurinë kombëtare.
“Ngjarjen në uzinën e Gramshit po e ndjek me shumë vëmendje. Jam në komunikim të vazhdueshëm me strukturat e sigurisë, Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, strukturat e shërbimeve informative dhe ato ligjzbatuese, të cilat i inkurajoj dhe mbështes për të vazhduar punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe parandalimin e çdo situate që cenon sigurinë kombëtare”, ka shkruar Begaj në një postim në Facebook.
Presidenti tutje i shprehu mirënjohje dy ushtarëve të lënduar.
“Mirënjohje për dy efektivët e Forcave të Armatosura, të cilëve u uroj shërim të shpejtë!”, përfundoi Begaj.
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 700 gjoba trafiku për 24 orë
Aksident në Banjë të Malishevës, vdes një person
Gjendet pa shenja jete një person në Leposaviq
A po “braktiset” Lëvizja Vetëvendosje nga deputetët e saj pë...
Rama ndan mesazhin nga takimi me diasporën në New York: Fale...
Dafina krijon atmosferë të mrekullueshme në dasmën e saj, nd...