Bebe Rexha viziton familjet e prekura nga tërmeti

16:46 | 2 Dhjetor 2019
Arbresh.info

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, aktualisht ndodhet në Shqipëri, e cila siç ka njoftuar do të qëndrojë vetëm një ditë.

Ajo erdhi në trojet shqiptare për t’iu ndihmuar familjeve të prekura nga tërmeti i së martës që la mbi 51 të vdekur e me qindra njerëz të lënduar.

Në ndërkohë, ajo erdhi edhe për të gjetur zgjidhjen më të mirë për paratë që i ka grumbulluar, në mënyrë që ato të shkojnë në vendin e duhur.

Kështu, ylli shqiptar ka filluar t’i vizitojë familjet e dëmtuara nga tërmetet, ndërsa përmes rrjeteve sociale tregon se do ia rindërtojë shtëpinë familjes Musa.

“Ne jemi duke shkuar në shtëpinë e familjes Musa. Shtëpia e tyre është e pabanuar aktualisht dhe duhet rrënuar që të ndërtohet nga fillimi”, ka shkruar në njërin postim artistja Rexha.

Në një video të ndarë po ashtu në llogarinë e saj personale, Instagram, Bebe publikon pamje brenda shtëpisë, e cila shfaqet tërësisht e dëmtuar e në gjendje të mjerueshme.

Nga ana tjetër, pas arritjes në aeroportin e Rinasit, këngëtarja e famshme ka dhënë një intervistë lidhur me arritjen e saj në vendin amë dhe për planet e të ardhmes.

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/2424023454362215/?__xts__%5B0%5D=68.ARCWdhHArxQcRSeoC54LCYazvuZcJkYm713N-wZvp3nFiT_BMLdTOlN9mkmoSjkxrsibWUKibl0SLBfmsY8Jo53rqjTRy45Slah8rfaLRIak9ZPfPyEUZUph4KobRazsI-Iyiy7_DcH5dr1Y8-H20N37qG7kamgOvVm0lbg4xxkpsCoV_C4HMehiIecWazPTXrAHyBxZ17C6hcPuAaLNBUalNQXZAJJBlgk50EjexgB0inn29LTuvs0PO9vqEw18_KbXQsdf7Ndvk4lscZBEjNN7gB78oisuX5ubMsvTEUHP0r8qiakYGR5jOPwoOZJRBx59_KBjEbQdIa8GfyKvwuHk205EE8reSpHagA&__tn__=-R

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme