Komisioni Evropian nënshkroi të enjten një kontratë prokurimi të përbashkët me firmën farmaceutike amerikane Gilead për furnizimin deri në 500,000 doza të Veklury, Remdesivir.
Në marrëveshje janë të përfshira 36 vende, duke përfshirë të gjitha vendet e BE, vendet nordike, Norvegjia dhe Islanda si dhe gjashtë vendet kandidate, mes të cilëve edhe Shqipëria.
Të gjithë vendet pjesëmarrëse tani mund të bëjnë porositë e tyre për të vlerë Veklury. Veklury është në këtë fazë ilaçi i vetëm me një autorizim të kushtëzuar të marketingut në BE për trajtimin e pacientëve COVID-19 që kanë nevojë për furnizim me oksigjen.
Stella Kyriakides, Komisioner për Shëndetin dhe Sigurinë e Ushqimit, tha: “Sot ne sigurojmë qasje në Remdesivir për trajtimin e deri në 500,000 pacientëve në nevojë. Ne nuk po lëmë asnjë gur pa lëvizur në përpjekjet tona për të siguruar që terapi të sigurta dhe efikase të jenë të disponueshme kundër COVID-19.
Përmes Prokurimeve tona të Përbashkëta të BE-së, ne po fuqizojmë vendet në të gjithë Evropën për të bashkuar forcat dhe për të marrë qasje në pajisjet jetësore dhe ilaçet. Ne jemi gjithmonë më të fortë së bashku, dhe ky është solidariteti evropian në veprim kundër COVID-19″.
Nënshkrimi i kësaj kontrate të përbashkët të prokurimit vjen pas kontratës së Komisionit Evropian me Gilead për të siguruar 33,380 kurse trajtimi të Veklury që janë shpërndarë në të gjithë BE që nga gushti./abcnews.al/
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...