Gjatë prezantimit të progresraportit për vendet e Ballkanit Perëndimor para Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian, Komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi, kërkoi që bisedimet formale me dy vendet të nisin sa më shpejt.
“Vonesat në hapjes zyrtare të bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut kanë pasur një impakt negativ në besueshmërinë e Bashkimit Europian. Çështjet e pazgjidhura dypalëshe mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, duhet të marrin zgjidhje urgjentisht. Procesi i zgjerimit bazohet tek merita. Të dy vendet kanë përmbushur reformat dhe i kanë përmbushur kushtet për hapjen e negociatave. Ndaj është thelbësore që vendet anëtare të miratojnë kornizat e bisedimeve duke i hapur rrugë mbajtjes së konferencës së parë ndërqeveritare sa më shpejtë të jetë e mundur, mundësisht edhe brenda këtij viti”.
Varhelyi i vlerësoi reformat e kryera nga Shqipëria, si të dukshme dhe të prekshme.
“Shqipëria ka bërë reforma të qëndrueshme dhe të prekshme. Kjo është e dukshme sidomos me reformën në drejtësi dhe në strukturat kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Zgjedhjet në përgjithësi ishin të mirëorganizuara. Presim rezultate konkrete sidomos për tu dhënë dënime përfundimtare për çështjet e korrupsionit dhe krimit të organizuar, në lirinë e medias dhe në respektimin e të drejtave të njeriut”.
Progresraporti konstaton se dënimet e zyrtarëve të lartë mbeten megjithatë të kufizuara, ndërsa kërkohet nxitja e ndëshkueshmërisë në nivele të larta shtetërore. Si arritje përmendet po ashtu edhe dënimi përfundimtar me burg i një të pandehuri për korrupsion të nivelit të lartë./tvklan/
Haradinaj të dielën në Gjermani, prezanton programin e parti...
Një anëtar i shtabit teknik të Hungarisë në gjendje të rëndë
Kurti: Në qeverisjen tonë, komuniteti egjiptian ka qenë përf...
Asani para ndeshjes me Çekinë: Nuk ka rëndësi kush shënon, t...
Zelenskiy thotë se Ukraina duhet të bëjë gjithçka për t’i dh...
Makina përplas një këmbësor në Elbasan