Komisioneri Europian për Politika Evropiane të Fqinjësisë dhe Zgjerimit, Johanes Hahn, i është drejtuar me një mesazh qytetarëve shqiptarë në një kohë kur duket se procesi zgjedhor është futur në kolaps total.
Në letër komisioneri nënvizon se deri më tani janë bërë përpjekje për dialog, por që nuk ka pasur sukses. Fatkeqësisht thotë ai, zgjedhjet e 18 qershorit do të zhvillohen pa opozitën, pasi sipas tij ishte zgjedhja e qëllimtë e kësaj të fundit për të mos u bërë pjesë e garës.
Megjithatë thotë ai procesi demokratik duhet të vazhdojë, edhe nëse disa vendosin të qëndrojnë prapa, shkruan Lapsi.al.
Ai dënon çdo thirrje për “veprime” që do të dëmtonin të drejtën e çdo qytetari për të votuar dhe liritë e tjera themelore. Këto “veprime” nuk mund të justifikohen dhe nuk janë në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian.
“Kam besim të plotë se njerëzit e Shqipërisë do të kërkojnë nga udhëheqësit e tyre politikë të demonstrojnë përmbajtjen dhe maturinë demokratike që pritet në një vend që aspiron të jetë anëtar i BE. Udhëheqësit do të mbajnë përgjegjësi nëse përpiqen të shmangin aspiratat legjitime të popullit shqiptar për një të ardhme më të mirë.BE do të ndjekë dhe monitorojë nga afër procesin zgjedhor. Dhe edhe më thellë: ne do të vazhdojmë t’ju mbështesim në rrugën drejt anëtarësimit në BE”, thotë ndër të tjera komisioneri Hahn në letrën e tij.
Opozita u vetëpërjashtua, zgjedhjet do vlerësohen sipas meritës- Sot jemi në një situatë ku është vënë në lëvizje procesi zgjedhor për zgjedhjet e përgjithshme më 18 qershor. Zgjedhjet do të zhvillohen pa pjesëmarrjen e partive kryesore të opozitës.Ishte zgjedhja e qëllimshme e opozitës aktuale për të mos kandiduar për zgjedhje.
Unë duhet ta respektoj, por në të njëjtën kohë shpreh keqardhje të thellë për këtë vendim nga pikëpamja demokratike. Shqiptarët kërkojnë dhe meritojnë zgjedhje që ofrojnë një ofertë të gjerë politike dhe standarde zgjedhore.
Megjithatë, procesi demokratik duhet të vazhdojë, edhe nëse disa vendosin të qëndrojnë prapa.Demokracia dhe standardet demokratike nuk do të pengohen duke bojkotuar institucionet dhe zgjedhjet demokratike. Zgjedhjet do të vlerësohen sipas meritave të tyre, bazuar në standardet ndërkombëtare./Arbresh.info/
“Ne të dy bashkë duhet të jemi”, Driloni bën hapin e parë dr...
Një raketë e hedhur nga Jemeni godet Tel Avivin, duke plagos...
Çfarë dihet deri më tani për të dyshuarin e sulmit në Gjerma...
Debat i ashpër mes Xuxit, Gresës e Rovenës për Gjestin dhe X...
Ramadani: Hera e parë që FBI ndihmon Kosovën në rastet ku dy...
SHBA, votohet një marrëveshje buxhetore, shmanget mbyllja e ...