Google ADS

BE reagon për marrëveshjen Rama-Basha

12:07 | 18 Maj 2017
Arbresh.info

Marrëveshja e kryeministrit Edi Rama dhe kryeopozitarit Lulzim Basha ka shkaktuar reagime pozitive jo vetëm nga politika në vend e cila sot duket më e lehtësuar por edhe nga ndërkombëtarët.

Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Tiranë, Romana Vlahutin, ka përshëndetur sot arritjen e një marreveshje politike mes dy lidereve të partive më të mëdha në vend, Bashës dhe Ramës.

“Urime për marrëveshjen e arritur për zgjedhje të lira e të ndershme, ne interesin e te gjithë qytetareve shqiptare”, thuhet në një postim në Twitter nga zyra e BE. /albeu.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme